D&D Translations

Përkthime të licencuara, kurse gjermanishteje, këshillim për studime dhe guida të personalizuara

D&D Translations bashkon përvojën në përkthim, mësimdhënie, gazetari, analizë dhe hulumtim për të ofruar shërbime serioze, të qarta dhe të dobishme për klientët shqiptarë dhe për miqtë gjermanishtfolës të interesuar për Shqipërinë.

✓Profesionalizëm
◇Besueshmëri
◎Përvojë ndërkombëtare
↗Zgjidhje të personalizuara

Njoftime të Fundit

Lajmet dhe njoftimet më të fundit nga D&D Translations.

Po ngarkohen njoftimet...

Shërbimet tona

Përkthime të licencuara

Përkthime zyrtare për dokumentacion administrativ, juridik, arsimor dhe profesional në gjermanisht dhe shqip.

Më shumë →

Kurse gjermanishteje

Kurse online dhe grupe të vogla, të përshtatura sipas nivelit, ritmit dhe objektivave të kursantëve.

Më shumë →

Këshillim për studime

Orientim për dokumentet, aplikimet, burimet zyrtare dhe hapat e parë të jetës studentore në Gjermani.

Më shumë →

🇩🇪 Personalisierte Führungen

Historisch-politische Gespräche und individuell zugeschnittene Führungen für deutschsprachige Gäste.

Mehr erfahren →
Histori · Politikë · Shoqëri

Biseda historiko-politike dhe guida

Për mysafirë gjermanishtfolës që dëshirojnë ta kuptojnë më mirë Shqipërinë – historinë e saj, zhvillimet politike dhe realitetin e sotëm – përmes bisedave të thelluara dhe guidave në terren.

Temat kryesore
  • Pavarësia 1912Lindja e shtetit modern shqiptar
  • Lufta e Dytë BotëroreSfidat, pushtimet dhe qëndresa
  • Monizmi 1945–1990Shteti komunist dhe jeta nën izolim
  • Tranzicioni pas 1991Nga izolimi drejt shoqërisë së hapur
  • Integrimi europianReformat, sfidat dhe perspektivat
Kontakto për më shumë →
Një udhëtim nëpër kohë

Shqipëria, nga pavarësia në sfidat e sotme!

1912Pavarësia
1939–1945Lufta e Dytë Botërore
1945–1990Monizmi
1991Tranzicioni
SotSfidat e sotme

Çfarë thonë klientët tanë

⭐⭐⭐⭐⭐

“Shërbim jashtëzakonisht profesional! Përkthimi i dokumentacionit tim akademik u krye me një saktësi absolute dhe u pranua menjëherë nga universiteti në Gjermani.”

- E. Hoxha (Studente)

⭐⭐⭐⭐⭐

“Metodika e mësimdhënies për gjermanishten është fantastike. Falë angazhimit të profesor Armandit, arrita të kaloj provimin B1 shumë më shpejt nga ç'e prisja.”

- M. Dervishi (Kursant)

⭐⭐⭐⭐⭐

“Një përvojë e rrallë! Guida historike në Tiranë ishte e mbushur me detaje të panjohura dhe fakte që vetëm një hulumtues i mirëfilltë mund t'i ofrojë. E rekomandoj plotësisht.”

- K. Weber (Turist nga Austria)

Kush jemi

Studio D&D Translations është ngritur me synimin për të ndërthurur një sërë eksperiencash individuale dhe kolektive me vlerë, duke synuar kështu përmbushjen sa më profesionale, të plotë dhe në kohë të kërkesave të klientëve tanë brenda e jashtë Shqipërisë. Përveç stafit, studioja disponon një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe bashkëpunimesh profesionale me individë, zyra përkthimi, zyra noteriale, zyra të shërbimeve ligjore, si dhe institucione shtetërore, kompani dhe sipërmarrje private brenda e jashtë vendit.

Stafi i studios së përkthimit është i atashuar pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”, Tiranë.

Armand Plaka

Përkthyes i licencuar i gjuhës gjermane · Themelues

Gazetar, përkthyes dhe hulumtues me përvojë shumëvjeçare; i specializuar në gjuhë e kulturë gjermane dhe në studime të avancuara në Berlin.

Më shumë…

Orkida Begteshi

Përkthyese e licencuar e gjuhës italiane

Përkthyese e gjuhës italiane që nga viti 2013, me përvojë në projekte të huaja, Vodafone Albania, Bashkinë Tiranë dhe pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”.

Më shumë…

Orjola Tresa

Përkthyese e licencuar e gjuhës angleze

E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht, me përvojë në përkthimin letrar, juridik dhe shkencor; e licencuar nga Ministria e Drejtësisë që nga viti 2024.

Më shumë…

Partnerët tanë

Burime zyrtare & lidhje të dobishme

Lidhje të jashtme drejt faqeve institucionale. Paraqitja e tyre nuk nënkupton partneritet apo miratim institucional.

Kontakt & dorëzim dokumentesh

Formular kontakti

Ky formular mund të përdoret si një formë e thjeshtë kontakti. Në shumicën e rasteve, dërgimi do të hapë klientin tuaj të e-mailit.

Kontakt

Përkthimet mund të dorëzohen pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”, Rruga Dibrës, Nr. 403, midis Medresesë dhe Farmacisë Nr. 10, Tiranë, Albania, ose të dërgohen të fotografuara / skanuara përmes e-mailit.