Ju na besoni,ne ju shërbejmë!Ju na besoni,ne ju shërbejmë!
D&D Translations · Web
Ndërtim faqesh web dhe blogjesh
Një prani online që përfaqëson denjësisht punën tuaj.
D&D Translations sjell një shërbim të ri të dedikuar që ofron ndërtimin e faqeve web dhe blogjeve profesionale për individë, zyra dhe biznese që kërkojnë një prezencë serioze, të qartë dhe të paraqitshme në internet. Ndërthurim zgjidhjen teknike me kujdesin për gjuhën, përmbajtjen dhe mënyrën si paraqitet aktiviteti juaj.
Shërbimi u drejtohet avokatëve, noterëve, përkthyesve, gazetarëve, artistëve, blogerëve e studiuesve, si edhe bizneseve të vogla e të mesme, agjencive të udhëtimit, guidave dhe krijuesve të përmbajtjes së udhëtimit.
Ndërtim faqesh web dhe blogjeshKontroll gjuhësor dhe redaktorial
Foto ilustruese të shërbimit.
Përmbajtje shumëgjuhëshe me kontroll profesional
Tekstet shumëgjuhëshe kalojnë përmes kontrollit gjuhësor dhe redaktorial nga profesionistë. Kujdesemi për saktësinë, terminologjinë, rrjedhshmërinë dhe përshtatjen me profilin tuaj, duke mos e kufizuar shërbimin te gjenerimi apo përkthimi automatik i përmbajtjes.
Çfarë ofrojmë
Ndërtim faqesh web dhe blogjesh të personalizuara, sipas aktivitetit dhe identitetit tuaj.
Rivitalizim të faqeve e blogjeve ekzistuese me design modern dhe funksional.
Krijim logosh si shenjë unike e një identiteti të ri digjital për ju.
Optimizim për telefon, tablet dhe kompjuter, me navigim të qartë dhe ngarkim të shpejtë.
Navigim në disa gjuhë dhe përmbajtje shumëgjuhëshe të kontrolluar profesionalisht.
Strukturim dhe optimizim për motorët e kërkimit (SEO).
Funksion kërkimi, rubrika dhe nënrubrika të dedikuara e funksionale.
Butona kontakti dhe lidhje me telefonin, WhatsApp-in, e-mailin dhe rrjetet sociale.
Çmimet janë në Lekë (ALL). Pagesa e parë përfshin ndërtimin dhe shërbimet e vitit të parë; tarifa e mirëmbajtjes zbatohet çdo vit pasues. Përmbajtja, afatet dhe funksionet përcaktohen në ofertë dhe kontratë.
Çmimet e të gjitha shërbimeve dhe mirëmbajtjes mund të ndryshojnë ndër vite, në varësi të kushteve dhe rrethanave ekonomike e financiare në Shqipëri dhe jashtë saj. Tarifat dhe kushtet në fuqi përcaktohen në ofertën dhe kontratën përkatëse.
Bashkëpunim i qartë, kujdes i vazhdueshëm
Ofrojmë kontrata njëvjeçare, dyvjeçare ose shumëvjeçare, sipas dëshirës dhe kushteve specifike të projektit. Përmbajtja e paketës, afatet, rinovimet dhe shtrirja e mirëmbajtjes përcaktohen qartë në ofertë dhe kontratë. Punojmë me përkushtim, shpejtësi, cilësi, korrektësi duke ruajtur konfidencialitetin.
Kërkoni një ofertë
Na tregoni çfarë dëshironi të prezantoni online. Së bashku përcaktojmë strukturën, gjuhët dhe zgjidhjen që i përshtatet aktivitetit e buxhetit tuaj.
Njoftojmë se prej datës 23 shtator 2026 kanë nisur kurset online të gjuhës gjermane për nivelet A1 dhe A2, të organizuara në grupe të vogla prej 3–4 pjesëmarrësish. Kurset zhvillohen të hënën, të mërkurën dhe të premten, në këto orare: 15:00–16:30 dhe 18:30–20:00. Për grupet dhe nivelet e tjera do t’ju njoftojmë gjatë muajit tetor 2026.Njoftojmë se prej datës 23 shtator 2026 kanë nisur kurset online të gjuhës gjermane për nivelet A1 dhe A2, të organizuara në grupe të vogla prej 3–4 pjesëmarrësish. Kurset zhvillohen të hënën, të mërkurën dhe të premten, në këto orare: 15:00–16:30 dhe 18:30–20:00. Për grupet dhe nivelet e tjera do t’ju njoftojmë gjatë muajit tetor 2026.
Për mysafirë nga hapësira gjermanishtfolëse, D&D Translations ofron guida të personalizuara dhe biseda të fokusuara mbi historinë politike dhe shoqërore të Shqipërisë.
Shqipëria, nga pavarësia në sfidat e sotme!
1912:pavarësia dhe shtetformimi shqiptar
1939–1945:Lufta e Dytë Botërore dhe shqiptarët
1945–1990:monizmi, izolimi dhe marrëdhëniet me Lindjen
Pas 1991:tranzicioni, kujtesa dhe përballja me të kaluarën
Sot:integrimi europian dhe marrëdhëniet rajonale
Princ VidiShtëpia me GjethePoster propagandistik shqiptar
Çmimet e të gjitha shërbimeve dhe mirëmbajtjes mund të ndryshojnë ndër vite, në varësi të kushteve dhe rrethanave ekonomike e financiare në Shqipëri dhe jashtë saj. Tarifat dhe kushtet në fuqi përcaktohen në ofertën dhe kontratën përkatëse.
“Shërbim jashtëzakonisht profesional! Përkthimi i dokumentacionit tim akademik u krye me një saktësi absolute dhe u pranua menjëherë nga universiteti në Gjermani.”
- E. Hoxha (Studente)
⭐⭐⭐⭐⭐
“Metodika e mësimdhënies për gjermanishten është fantastike. Falë angazhimit të profesor Armandit, arrita të kaloj provimin B1 shumë më shpejt nga ç'e prisja.”
- M. Dervishi (Kursant)
⭐⭐⭐⭐⭐
“Një përvojë e rrallë! Guida historike në Tiranë ishte e mbushur me detaje të panjohura dhe fakte që vetëm një hulumtues i mirëfilltë mund t'i ofrojë. E rekomandoj plotësisht.”
- K. Weber (Turist nga Austria)
⭐⭐⭐⭐⭐
“Kam mbetur shumë e kënaqur me shërbimin e përkthimit në italisht dhe anglisht, pasi m’u desh të aplikoja në dy vende njëkohësisht. Vura re saktësi dhe profesionalizëm në maksimum nga të dy zonjat Orkida dhe Orjola! Dokumentacioni im u përcoll në zyrat përkatëse dhe u pranua pa vërejtje, dhe gjithçka u krye në kohë rekord.”
- L. Kore (Studente)
Kush jemi
Studio e përkthimit D&D Translations në Tiranë, Shqipëri, është ngritur me synimin për të ndërthurur një sërë eksperiencash individuale dhe kolektive me vlerë, duke synuar kështu përmbushjen sa më profesionale, të plotë dhe në kohë të kërkesave të klientëve tanë brenda e jashtë Shqipërisë. Iniciativa lindi si ide nga Armand Plaka, një studiues me eksperiencë, i lidhur ngushtësisht me botën gjermanike dhe fushën e përkthimit. Përveç stafit, studioja disponon një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe bashkëpunimesh profesionale me individë, zyra përkthimi, zyra noteriale, zyra të shërbimeve ligjore, si dhe institucione shtetërore, kompani dhe sipërmarrje private brenda e jashtë vendit.
Stafi i studios së përkthimit është i atashuar pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”, Tiranë.
Përkthyese e gjuhës italiane që nga viti 2013, me përvojë në projekte të huaja, Vodafone Albania, Bashkinë Tiranë dhe pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”.
E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht, me përvojë në përkthimin letrar, juridik dhe shkencor; e licencuar nga Ministria e Drejtësisë që nga viti 2024.
Ky formular mund të përdoret si një formë e thjeshtë kontakti. Në shumicën e rasteve, dërgimi do të hapë klientin tuaj të e-mailit.
Kontakt
Përkthimet mund të dorëzohen pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”, Rruga Dibrës, Nr. 403, midis Medresesë dhe Farmacisë Nr. 10, Tiranë, Albania, ose të dërgohen të fotografuara / skanuara përmes e-mailit.