D&D Translations bashkon përvojën në përkthim, mësimdhënie, gazetari, analizë dhe hulumtim për të ofruar shërbime serioze, të qarta dhe të dobishme për klientët shqiptarë dhe për miqtë gjermanishtfolës të interesuar për Shqipërinë.
Lajmet dhe njoftimet më të fundit nga D&D Translations.
Përkthime zyrtare për dokumentacion administrativ, juridik, arsimor dhe profesional në gjermanisht dhe shqip.
Kurse online dhe grupe të vogla, të përshtatura sipas nivelit, ritmit dhe objektivave të kursantëve.
Orientim për dokumentet, aplikimet, burimet zyrtare dhe hapat e parë të jetës studentore në Gjermani.
Historisch-politische Gespräche und individuell zugeschnittene Führungen für deutschsprachige Gäste.
Për mysafirë gjermanishtfolës që dëshirojnë ta kuptojnë më mirë Shqipërinë – historinë e saj, zhvillimet politike dhe realitetin e sotëm – përmes bisedave të thelluara dhe guidave në terren.
“Shërbim jashtëzakonisht profesional! Përkthimi i dokumentacionit tim akademik u krye me një saktësi absolute dhe u pranua menjëherë nga universiteti në Gjermani.”
“Metodika e mësimdhënies për gjermanishten është fantastike. Falë angazhimit të profesor Armandit, arrita të kaloj provimin B1 shumë më shpejt nga ç'e prisja.”
“Një përvojë e rrallë! Guida historike në Tiranë ishte e mbushur me detaje të panjohura dhe fakte që vetëm një hulumtues i mirëfilltë mund t'i ofrojë. E rekomandoj plotësisht.”
Armand Plaka ka lindur në Tiranë në vitin 1975 dhe është një figurë e njohur në fushën e gazetarisë, përkthimit dhe studimeve. Prej vitesh është gjithashtu Përkthyes i licensuar i gjuhës gjermane, i njohur nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri. Ai është diplomuar për gjuhë dhe kulturë gjermane në Universitetin e Tiranës, duke u specializuar më tej përmes studimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushat e politikës, shkencave të komunikimit dhe diplomacisë në Berlin, RFGJ, në vitet 2000, duke qenë bursanti i parë shqiptar në Bundestagun Gjerman dhe pjesëmarrës në European Journalism-Fellowships 2007/2008 pranë Universitetit të Lirë të Berlinit si bursant i Fondacionit “Konrad Adenauer”.
... Lexo më shumëArmand Plaka was born in Tirana in 1975 and is a well-known figure in the fields of journalism, translation and scholarship. For years, he has also worked as a licensed German-language translator, recognized by Albania’s Ministry of Justice. He graduated in German language and culture from the University of Tirana and later specialized further through postgraduate studies and training in politics, communication sciences and diplomacy in Berlin, Federal Republic of Germany, during the 2000s. He was the first Albanian fellow at the German Bundestag and a participant in the European Journalism-Fellowships 2007/2008 at Freie Universität Berlin as a fellow of the Konrad Adenauer Foundation.
... Read moreArmand Plaka wurde 1975 in Tirana geboren und ist eine bekannte Persönlichkeit auf den Gebieten des Journalismus, der Übersetzung und der wissenschaftlichen Arbeit. Seit Jahren ist er zudem als lizenzierter Übersetzer für die deutsche Sprache tätig und vom albanischen Justizministerium anerkannt. Er studierte deutsche Sprache und Kultur an der Universität Tirana und spezialisierte sich später durch weiterführende Studien und Fortbildungen in den Bereichen Politik, Kommunikationswissenschaften und Diplomatie in Berlin, Bundesrepublik Deutschland, in den 2000er Jahren. Er war der erste albanische Stipendiat im Deutschen Bundestag und Teilnehmer der European Journalism-Fellowships 2007/2008 an der Freien Universität Berlin als Stipendiat der Konrad-Adenauer-Stiftung.
... Mehr lesenD&D Translations ka kontrata shërbimesh me këta partnerë dhe bashkëpunon gjithashtu me disa zyra noteriale të njohura në Tiranë.
Lidhje të jashtme drejt faqeve institucionale. Paraqitja e tyre nuk nënkupton partneritet apo miratim institucional.
Ky formular mund të përdoret si një formë e thjeshtë kontakti. Në shumicën e rasteve, dërgimi do të hapë klientin tuaj të e-mailit.
Përkthimet mund të dorëzohen pranë Zyrës Noteriale “Alma Burgaj”, Rruga Dibrës, Nr. 403, midis Medresesë dhe Farmacisë Nr. 10, Tiranë, Albania, ose të dërgohen të fotografuara / skanuara përmes e-mailit.