Ju na besoni,ne ju shërbejmë!Ju na besoni,ne ju shërbejmë!
D&D Translations · Web
Ndërtim faqesh web dhe blogjesh
Një prani online që përfaqëson denjësisht punën tuaj.
D&D Translations sjell një shërbim të ri të dedikuar që ofron ndërtimin e faqeve web dhe blogjeve profesionale për individë, zyra dhe biznese që kërkojnë një prezencë serioze, të qartë dhe të paraqitshme në internet. Ndërthurim zgjidhjen teknike me kujdesin për gjuhën, përmbajtjen dhe mënyrën si paraqitet aktiviteti juaj.
Shërbimi u drejtohet avokatëve, noterëve, përkthyesve, gazetarëve, artistëve, blogerëve e studiuesve, si edhe bizneseve të vogla e të mesme, agjencive të udhëtimit, guidave dhe krijuesve të përmbajtjes së udhëtimit.
Ndërtim faqesh web dhe blogjeshKontroll gjuhësor dhe redaktorial
Foto ilustruese të shërbimit.
Përmbajtje shumëgjuhëshe me kontroll profesional
Tekstet shumëgjuhëshe kalojnë përmes kontrollit gjuhësor dhe redaktorial nga profesionistë. Kujdesemi për saktësinë, terminologjinë, rrjedhshmërinë dhe përshtatjen me profilin tuaj, duke mos e kufizuar shërbimin te gjenerimi apo përkthimi automatik i përmbajtjes.
Çfarë ofrojmë
Ndërtim faqesh web dhe blogjesh të personalizuara, sipas aktivitetit dhe identitetit tuaj.
Rivitalizim të faqeve e blogjeve ekzistuese me design modern dhe funksional.
Krijim logosh si shenjë unike e një identiteti të ri digjital për ju.
Optimizim për telefon, tablet dhe kompjuter, me navigim të qartë dhe ngarkim të shpejtë.
Navigim në disa gjuhë dhe përmbajtje shumëgjuhëshe të kontrolluar profesionalisht.
Strukturim dhe optimizim për motorët e kërkimit (SEO).
Funksion kërkimi, rubrika dhe nënrubrika të dedikuara e funksionale.
Butona kontakti dhe lidhje me telefonin, WhatsApp-in, e-mailin dhe rrjetet sociale.
Çmimet janë në Lekë (ALL). Pagesa e parë përfshin ndërtimin dhe shërbimet e vitit të parë; tarifa e mirëmbajtjes zbatohet çdo vit pasues. Përmbajtja, afatet dhe funksionet përcaktohen në ofertë dhe kontratë.
Çmimet e të gjitha shërbimeve dhe mirëmbajtjes mund të ndryshojnë ndër vite, në varësi të kushteve dhe rrethanave ekonomike e financiare në Shqipëri dhe jashtë saj. Tarifat dhe kushtet në fuqi përcaktohen në ofertën dhe kontratën përkatëse.
Bashkëpunim i qartë, kujdes i vazhdueshëm
Ofrojmë kontrata njëvjeçare, dyvjeçare ose shumëvjeçare, sipas dëshirës dhe kushteve specifike të projektit. Përmbajtja e paketës, afatet, rinovimet dhe shtrirja e mirëmbajtjes përcaktohen qartë në ofertë dhe kontratë. Punojmë me përkushtim, shpejtësi, cilësi, korrektësi duke ruajtur konfidencialitetin.
Kërkoni një ofertë
Na tregoni çfarë dëshironi të prezantoni online. Së bashku përcaktojmë strukturën, gjuhët dhe zgjidhjen që i përshtatet aktivitetit e buxhetit tuaj.