D&D Translations · Web

Ndërtim faqesh web dhe blogjesh

Një prani online që përfaqëson denjësisht punën tuaj.

D&D Translations sjell një shërbim të ri të dedikuar që ofron ndërtimin e faqeve web dhe blogjeve profesionale për individë, zyra dhe biznese që kërkojnë një prezencë serioze, të qartë dhe të paraqitshme në internet. Ndërthurim zgjidhjen teknike me kujdesin për gjuhën, përmbajtjen dhe mënyrën si paraqitet aktiviteti juaj.

Shërbimi u drejtohet avokatëve, noterëve, përkthyesve, gazetarëve, artistëve, blogerëve e studiuesve, si edhe bizneseve të vogla e të mesme, agjencive të udhëtimit, guidave dhe krijuesve të përmbajtjes së udhëtimit.

Faqe web e përshtatur për kompjuter dhe telefon
Ndërtim faqesh web dhe blogjesh
Kontroll njerëzor i përmbajtjes së faqes web
Kontroll gjuhësor dhe redaktorial

Foto ilustruese të shërbimit.

Përmbajtje shumëgjuhëshe me kontroll profesional

Tekstet shumëgjuhëshe kalojnë përmes kontrollit gjuhësor dhe redaktorial nga profesionistë. Kujdesemi për saktësinë, terminologjinë, rrjedhshmërinë dhe përshtatjen me profilin tuaj, duke mos e kufizuar shërbimin te gjenerimi apo përkthimi automatik i përmbajtjes.

Çfarë ofrojmë

  • Ndërtim faqesh web dhe blogjesh të personalizuara, sipas aktivitetit dhe identitetit tuaj.
  • Rivitalizim të faqeve e blogjeve ekzistuese me design modern dhe funksional.
  • Krijim logosh si shenjë unike e një identiteti të ri digjital për ju.
  • Optimizim për telefon, tablet dhe kompjuter, me navigim të qartë dhe ngarkim të shpejtë.
  • Navigim në disa gjuhë dhe përmbajtje shumëgjuhëshe të kontrolluar profesionalisht.
  • Strukturim dhe optimizim për motorët e kërkimit (SEO).
  • Funksion kërkimi, rubrika dhe nënrubrika të dedikuara e funksionale.
  • Butona kontakti dhe lidhje me telefonin, WhatsApp-in, e-mailin dhe rrjetet sociale.
Faqja web Av. Alban Beu, krijuar nga Studio D&D TranslationsPortali Humanitas.al, krijuar nga Studio D&D TranslationsFaqja web Blerta Accounting, krijuar nga Studio D&D TranslationsFaqja web Anisa G. Dizdari, krijuar nga Studio D&D TranslationsD&D Translations — faqe nga Studio D&D TranslationsPark Ashik — faqe nga Studio D&D Translations
Faqe të krijuara nga Studio D&D Translations.

Tri paketa për faqen tuaj web

Paketa Enter

Viti i parë

23.000 Lekë

Mirëmbajtje nga viti i dytë

12.000 Lekë / vit

  • Faqe prezantuese ose blog
  • Krijim logoje
  • Dizajn për telefon dhe desktop
  • Domain për faqen
  • Hosting
  • Mirëmbajtje për vitin e parë
  • Lidhje me telefon, e-mail dhe WhatsApp
  • Lidhje me rrjetet sociale
  • Kontroll i tekstit
  • Dygjuhësi: shqip dhe anglisht

🇦🇱 🇬🇧

Kërko këtë paketë →

Paketa Pro

Viti i parë

35.000 Lekë

Mirëmbajtje nga viti i dytë

15.000 Lekë / vit

  • Faqe prezantuese ose blog
  • Krijim logoje
  • Dizajn për telefon dhe desktop
  • Domain për faqen
  • Hosting
  • Mirëmbajtje për vitin e parë
  • Lidhje me telefon, e-mail dhe WhatsApp
  • Lidhje me rrjetet sociale
  • Kontroll i tekstit
  • E-mail i dedikuar me domain-in tuaj
  • Formular kontakti
  • Formular porosish me kalendar
  • Buton WhatsApp për rezervime
  • Lidhje me institucione e partnerë nëpërmjet logove e adresave zyrtare
  • Faqe shumëgjuhëshe deri në 4 gjuhë
  • SEO: optimizim për makinat e kërkimit

🇦🇱 🇬🇧 🇩🇪 🇮🇹

Shumë e kërkuar për hotele, bujtina, restorante dhe shërbime turistike.

Kërko këtë paketë →

Paketa Premium

Viti i parë

50.000 Lekë

Mirëmbajtje nga viti i dytë

25.000 Lekë / vit

  • Faqe prezantuese ose blog
  • Krijim logoje
  • Dizajn për telefon dhe desktop
  • Domain për faqen
  • Hosting
  • Mirëmbajtje për vitin e parë
  • Lidhje me telefon, e-mail dhe WhatsApp
  • Lidhje me rrjetet sociale
  • Kontroll i tekstit
  • E-mail i dedikuar me domain-in tuaj
  • Formular kontakti
  • Formular porosish me kalendar
  • Buton WhatsApp për rezervime
  • Lidhje me institucione e partnerë nëpërmjet logove e adresave zyrtare
  • SEO: optimizim për makinat e kërkimit
  • Shumëgjuhësi: deri në 8 gjuhë sipas kërkesës
  • Shqip, anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, polonisht dhe rusisht
  • Gjuhë të tjera sipas kërkesës: çekisht, hungarisht, serbisht, kroatisht, maqedonisht, danisht, suedisht dhe greqisht
  • Shirit kërkimi
  • Arkivë
  • Opsione të dyqanit virtual
  • Orë dhe datë
  • Elemente grafike moderne, dinamike dhe në 3D
Kërko këtë paketë →

Çmimet janë në Lekë (ALL). Pagesa e parë përfshin ndërtimin dhe shërbimet e vitit të parë; tarifa e mirëmbajtjes zbatohet çdo vit pasues. Përmbajtja, afatet dhe funksionet përcaktohen në ofertë dhe kontratë.

Çmimet e të gjitha shërbimeve dhe mirëmbajtjes mund të ndryshojnë ndër vite, në varësi të kushteve dhe rrethanave ekonomike e financiare në Shqipëri dhe jashtë saj. Tarifat dhe kushtet në fuqi përcaktohen në ofertën dhe kontratën përkatëse.

Bashkëpunim i qartë, kujdes i vazhdueshëm

Ofrojmë kontrata njëvjeçare, dyvjeçare ose shumëvjeçare, sipas dëshirës dhe kushteve specifike të projektit. Përmbajtja e paketës, afatet, rinovimet dhe shtrirja e mirëmbajtjes përcaktohen qartë në ofertë dhe kontratë. Punojmë me përkushtim, shpejtësi, cilësi, korrektësi duke ruajtur konfidencialitetin.

Kërkoni një ofertë

Na tregoni çfarë dëshironi të prezantoni online. Së bashku përcaktojmë strukturën, gjuhët dhe zgjidhjen që i përshtatet aktivitetit e buxhetit tuaj.

Po ngarkohet njoftimi i plotë...
Porosit këtu Klasa online